Politika Cookies

Në këtë Politikë të Cookies do të gjesh informacione lidhur me mënyrën se si i përdorim cookies dhe skedarë të ngjashëm që instalohen në terminalet e klientëve dhe përdoruesve tanë. Ndonjëherë, përdorimi i cookies mund të lidhet me përpunimin e të dhënave personale. Për këtë arsye, nëse të duhet informacion për mënyrën se si i përdorim të dhënat personale të klientëve dhe të përdoruesve tanë, për mënyrën se si mund të ushtrosh të drejtat e tua ose për terminologjinë që përdorim për t'iu referuar platformës sonë, të rekomandojmë të lexosh Politikën e Privatësisë, të disponoheshe në platformën tonë. 

Cookies, Çfarë paraqesin dhe për çfarë përdoren ? 

Cookies quhen disa te dhëna të thjeshta dhe të vogla të ruajtura në kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj celular kur vizitoni një faqe interneti ose përdorni një aplikacion. Ka cookies që konsiderohen të nevojshme gjatë shfletimit te faqeve të internetit, dhe ka të tilla që përdoren për të mundësuar përdorimin normal te elektronik, ndërsa pjesa tjetër e bëjnë faqen më të personalizuar dhe relevante për nevojat dhe përvojat tuaja. Nëse nuk konfirmoni përdorimin e cookies, faqja e internetit ose disa nga pjesët e saj mund të mos funksionojnë siç duhet. 

Pranimi i politikave të Cookies nuk është i detyrueshëm. 

Cookies nuk janë kode të programuara me të cilat mund të kryhet një funksion tjetër dhe për ketë arsye nuk paraqesin asnjë rrezik për përdoruesin. Cookies nuk duhet të konsiderohen si viruse apo software të tjerë që dëmtojnë pajisjen tuaj. Nëse përdoruesi nuk i fshin apo kufizon përdorimin e cookies, ato do të fshihen vetë pas një periudhe të caktuar kohe e cila mund të jetë disa minuta ose më tëpër se një vit. 

Cookies përdoren vetëm për të përmirësuar mënyrën e funksionimit të faqes sonë të internetit. Të gjitha cookies të përdorura nga doraepare.com nuk mbledhin informacione që identifikojnë përdoruesin përfundimtar dhe nuk gjurmojnë përdoruesit për qëllime reklamimi. Dora e Pare nuk ndan asnjë informacion me kompani të tjera për qëllime të gjurmimit të aplikacioneve dhe faqeve të internetit

Llojet e cookies 

Ekzistojnë disa lloje Cookies dhe ndryshimi mes tyre ka të bëjë me qëllimin për të cilin ato përdoren. Keto Cookies janë vendosur në doraepare.com me qëllim që të përmirësojnë eksperiencën e përdoruesit dhe të mundësojnë shërbim me cilësi të lartë.  

- Cookies të detyrueshme ose të domosdoshme: doraepare.com përdor cookies që janë të nevojshme për krijimin e një eksperience pozitive të përdoruesti si dhe të mundësojë shërbimin për të cilin përdoruesi e ka hapur faqen e internetit. Këto cookies përdoren për të mundësuar funksionet bazë të website si dhe për t’i dhënë të drejtë përdoruesit të përdorë faqen e internetit. Pa cookes të detyrueshme apo të domosdoshme, faqja e internetit nuk mund të performojë funksionet e saj bazë. Këto lloj cookies nuk grumbullojnë informacion që identifikojnë përdoruesin. 

- Cookies Statistikorë: Këto cookies përdoren për të identifikuar mënyrën e përdorimit të faqes së internetit nga ana e përdoruesit. Këto lloj cookies grumbullojnë informacione si: numrin e vizitorëve, numrin e vizitave, shkallën e kapërcimeve (shkalla analitike që tregon përqindjen e vizitorëve që kanë kryer vetëm një vizitë në webiste dhe më pas kanë ikur menjëherë nga faqja e internetit pa vizituar faqe të tjera) etj. 

 Këto cookies i japin mundësinë doraepare.com të analizojë përdorimin e faqes së internetit në mënyrë që të përmirësojë cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar. 

doraepare.com është përgjegjës vetëm për cookies që janë vendosur në faqen e saj të internetit. doraepare.com nuk mban përgjegjësi për cookies që vendosen nga palë të treta, nga bashkëpuntorë, partnerë, media sociale, etj. doraepare.com i këshillon përdoruesve të tij të lexojnë rregullat dhe politikat e privatësisë si dhe politikat e cookies të bashkëpunëtorëve, partnerëve apo mediave sociale që bashkëpunon (cookies të palëve të treta) për siguri maksimale. 

Qëllimi i vendosjes së cookies 

Cookies të vendosur nga doraepare.com nuk përdoren për mbledhjen e informacionit personal në lidhje me përdoruesit, por përdoren vetëm për mbledhjen e informacionit në lidhje me sjelljen e kërkimit të përdoruesve të faqes në internet.

Arsye specifike pse janë vendos cookies: 

- Për funksionimin e duhur teknik të faqes së internetit. 

- Për ruajtjen e anonimatit për informacionie që lidhen me: IP adresën, vendndodhjen e pajisjes, faqet që janë vizituar, numrin e faqeve të vizituara, kohën mesatare të qëndrimit në website, etj,  

- Për grumbullimin e informacionit në lidhje me sjelljen e përdoruesit - Google Analytics, me një metodë të tillë që nuk identifikon karakteristikat e përdoruesit gjatë vizitës në doraepare.com 

-Për ruajtjen e preferencave të faqes së internetit të përdoruesit si gjuha, madhësia e shkronjave etj. 

Sa kohë ruhen cookies në kompjuter 

Koha që cookies ruhen në kompjuter, do të varet nga një serë faktorësh që kanë të bëjnë me llojin e cookies dhe me faktin nëse janë të vendosura nga doraepare.com apo nga palë të treta. Cookies funksionale dhe statistikore ruhen për një periudhë kohore nga 30 minuta deri ne 2 vjet dhe cookies e perdorura për qëllime marketingu ruhen në një periudhë nga 15 minuta deri në 1 vit. 

Të gjithë cookie e përdorura nga doraepare.com nuk identifikojnë përdoruesin përfundimtar dhe përdoren vetëm për sigurimin e shërbimit. 

Menaxhimi dhe fshirja e cookies 

Çdo vizitor i faqes së internetit të doraepare.com apo vizitor i faqeve të tjera, ka mundësinë të menaxhojë, kufizojë ose fshijë cookies përmes parametrave në shfletuesin e tyre të internetit. 

Ndryshimi i mënyrës se si shfletues juaj i internetit përdor cookies, përfshirë këtu edhe fshirjen ose bllokimin e cookies nga doraepare.com , mund të bëhet duke ndryshuar cilësimet në shfletuesin e internetit, dhe ai proces është i ndryshëm në varësi të llojit të shfletuesit që jeni duke përdorur.  

Për të kontrolluar se si mund ta bëni këtë me një shfletues të veçantë, klikoni në shfletuesin që po përdorni: 

Google Chrome 
Mozilla Firefox 
Microsoft Internet Explorer